F1, Imola mund të rikthehet në vitin 2017

18/06/2015 00:00

Formula 1 në Itali mund të ndryshojë “skenë”. Deri tani, Çmimi i Madh i Italisë zhvillohet në pistën e Monzës, por brenda disa vitesh mund të transferohet në Imola.

Monza ka kontratë deri në vitin 2016 dhe ende nuk ka rinovuar, për shkak të vështirësive ekonomike.

Pista Enzo dhe Dino Ferrari prej vitit 2006 nuk mirëpret një garë të Formulës 1, por kryebashkiaku i Imolës, Daniele Manca, është takuar me bosin e Formulës 1, Bernie Ecclestone, dhe po punon për rikthimin e kësaj piste në kalendarin e Botërorit.

“Kemi ende për të zgjidhur disa çështje ekonomike, por Ecclestone ishte i gatshëm të shikonte edhe një herë kalendarin për të parë mundësinë e rikthimit të Imolës. Objektivi është viti 2017”, tha Manca.

Top Channel