Tevez rikthehet te Boca. Juve arrin akordin me Mandzukic

17/06/2015 00:00

Duket se ka marrë fund aventura e Carlos Tevez në Torino. Sulmuesi argjentinas ka vendosur që të largohet nga Juventus dhe të rikthehet te Boca, skuadër prej të cilës u largua dhjetë vite më parë për të vazhduar karrierën në Europë.

Shoqëria bardhezi është njoftuar për vendimin e sulmuesit ditën e mërkurë, pasi Tevez paraprakisht kishte telefonuar agjentin e tij për vendimin që kishte marrë. Argjentinasi i kishte komunikuar agjentit se dëshiron të rikthehet te Boca, duke injoruar interesimin e PSG-së dhe Ateltico Madridit.

Drejtori sportiv i “zonjës” Giuseppe Marotta ka bërë të ditur se nëse Tevez rikthehet në Argjentinë, ateherë do të largohet me parametra zero. Mediet argjentinase njoftuan se prezantimi i “El Apache” te Boca do të bëhet më 5 korrik.

Ndërkohë, Juve ka rikthyer sytë sërish nga Mandzukic, që tani shihet si zëvendësim për Tevez. Nga bisedimet e ditëve të fundit mes agjentit të sulmuesit kroat dhe drejtuesve të Juves, duket se është arritur akordi për pagën e Mandzukic, që pritet të shkojë deri në 4 milionë euro në vit.

Top Channel