Baku 2015, Rexhildo Zeneli pozitiv në testet antidoping

17/06/2015 00:00

Boksieri shqiptar Rexhildo Zeneli është pezulluar nga Lojërat Europiane që po zhvillohen ne Baku pasi ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar më 13 qershor.

Komiteti Olimpik Europian ka njoftuar se në urinën e 19-vjeçarit është gjetur substanca e ndaluar Furosemide.

Zeneli është pjesë e delegacionit shqiptar në Lojërat Europiane dhe duhet të ngjitej në ring në datën 19 qershor për të sfiduar bjellorusin Asanau.

Boksieri shqiptar do të hyjë në historinë e këtij aktiviteti, pasi është dhe sportisti i parë që rezulton pozitiv në Lojërat Europiane.

Top Channel