Kupa e Amerikës, Aguero shpëton Argjentinën

17/06/2015 00:00

Pas debutimit zhgënjyes në Kupën e Amerikës, Argjentina arriti të merrte fitoren e parë, duke mposhtur 1-0 Uruguajin.

Mjaftoi një gol i Agueros në minutën e 56 të ndeshjes që skuadra e drejtuar nga ‘Tata’ Martino të merrte 3 pikët mëse të nevojshme për të kaluar grupin.

Edhe pse në fushën e lojës zbritën lojtarë si Messi, Di Maria, Aguero apo Pastore, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ndërkohë në 45 minutat e dyta, argjentinasit ishin më kërkues dhe arritën të gjenin golin në minutën e 56. Aguero e shfrytëzoi më së mirë një krosim nga Zabaleta, duke e dërguar topin në rrjetën e Uruguajit, që në këtë ndeshje i mungoi Suarez.

Pavarësisht përpjekjeve të Argjentinës për të gjetur golin e dytë, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0.

Me këtë fitore Argjentina është ne vendin e parë në grup, me 4 pikë po aq sa ka edhe Paraguaji. Ndeshja e ardhshme për ekipin e udhëhequr nga ylli i Barcelonës do të jetë më 20 qershor ndaj Xhamajkës.

Top Channel