F1, goma të buta dhe super të buta për garën e Austrisë

16/06/2015 00:00

Gomat e buta (të verdha) dhe super të buta (të kuqe) janë zgjedhur nga Pirelli për Çmimin e Madh të Austrisë. Kjo është gara e tretë radhazi në Botërorin e Formulës 1 që marka italiane zgjedh këto lloje gomash.

Përgjegjësi i Pirelli Motorsport, Paul Hembery, u shpreh: “Në Austri parashikojmë nga 2 ndalesa për pilot, nëse do të jetë nxehtë. Nëse bën ftohtë, mund të shohim edhe një garë me një ndalesë për secilin”.

Në garën e vitit të kaluar, shumica e pilotëve ndaluan dy herë në bokse, ndërsa vetëm 3 prej tyre u mjaftuan vetëm me një ndërrim gomash.

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën, po në të njëjtën orë.

Top Channel