Bayern Munchen blen portierin e Stuttgart

16/06/2015 00:00

Bayern Munchen ka blerë portierin Sven Ulreich, i cili do të jetë portieri i dytë i skuadrës bavareze për sezonin e ardhshëm.

Ish-lojtari i Stuttgart ka nënshkruar për 3 sezonet e ardhshme me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

26-vjeçari do të zërë vendin e Pepe Reina, i cili do të kthehet te Napoli.

Sven Ulreich vendosi të largohej, pasi sezonin e kaluar humbi vendin e titullarit tek skuadra e Stuttgart.

Top Channel