La Liga, Barça dominon formacionin e sezonit

15/06/2015 00:00

Kampionët e Barcelonës dominojnë formacionin e sezonit të La Ligas. Pesë lojtarë dhe trajneri Luis Enrique janë zgjedhur pjesë e 11-shes ideale të sezonit, që është zgjedhur nga gazetarët dhe është publikuar nga federata.

Claudio Bravo, Dani Alves, Gerard Pique, Jordi Alba dhe Lionel Messi janë lojtarët nga skuadra katalanase në formacionin e sezonit, ndërsa nga rivalët e Realit, janë vetëm dy lojtarë.
 
Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez janë të vetmit që kanë arritur të zënë një vend në 11-shen e vitit, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga Otamendi i Valencias, polaku i Sevillas Krychowiak dhe golashënuesi më i mirë i Atleticos, Antoine Griezman.

Formacioni i sezonit 2014/15 (4-3-3)

Portier: Claudio Bravo (Barcelona)

Mbrojtës: Dani Alves (Barcelona), Nicolas Otamendi (Valencia), Gerard Pique (Barcelona), Jordi Alba (Barcelona)

Mesfushorë: Grzegorz Krychowiak (Sevilla), Ivan Rakitic (Barcelona), James Rodríguez (Real Madrid)

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona), Antoine Griezmann (Atletico Madrid)

Trajner: Luis Enrique (Barcelona)

Top Channel