Kupa e Amerikës, Neymar shpëton Brazilin

15/06/2015 00:00

Me një gol në fillim të ndeshjes dhe me një asist në fundin e saj, Neymar i dhuroi Brazilit fitoren 2-1 ndaj Perusë në ndeshjen e parë të pesë herë kampionëve të botës në Kupën e Amerikës.

Goli për Perunë u shënua në minutën e tretë të takimit nga Cueva.

Për momentin, Brazili kryeson grupin C së bashku me Venezuelën, që ka mundur 1-0 Kolumbinë.

Goli për Venezuelën u shënua nga Rondon në minutën e 60, pas një përgjumjeje të dyshes së mbrojtjes së Kolumbisë, Zapata-Murillo.

Top Channel