Kupa e Amerikës, Argjentina debuton me barazim

14/06/2015 00:00

Argjentina zhgënjeu në debutimin e saj në Kupën e Amerikës, që po zhvillohet në Kili. Bardhekaltërit shënuan dy gola me anë të Aguero dhe Messi (penallti), por u barazuan nga Paraguaji në minutën e 90 të ndeshjes.

Skuadra e “Tata” Martinos u shpërfytyrua në pjesën e dytë, pasi kishte zhvilluar një pjesë të parë perfekte.

“Na vjen shumë keq pasi e kishim ndeshjen në dorë. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, ndërsa në pjesën e dytë nuk e zotëruam topin dhe nxitoheshim në daljet tona në sulm”, tha kapiteni i Argjentinës, Leo Messi.

Golat për Paraguajin u shënuan nga Valdez dhe Barrios.

Top Channel