Franca arrin në Tiranë, zhvillon seancën e parë stërvitore

11/06/2015 00:00

Dy ditë para sfidës me Kombëtaren shqiptare, të besuarit e Didier Deschamps kanë arritur në Tiranë. Pas daljes nga Aeroporti i Rinasit, lojtarët dhe trajneri i “gjelave” kanë shmangur pyetjet e gazetarëve, por jo edhe fotot me tifozët.

Autobusi i Kombëtares franceze është nisur menjëherë drejt Hotel “Sheraton” ku do të qëndrojnë gjatë ditëve sa do të jenë në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë orëve të pasdites Kombëtarja Franceze ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në “Qemal Stafa”.

Të premten, “gjelat” do të kenë seancë stërvitore në “Elbasan Arena” për t’u ambientuar me terrenin e këtij impianti, ku edhe do të luhet miqësorja me fillim prej orës 18:00.

Më shumë për ndeshjen e së shtunës do të kuptojmë pas konferencës së zakonshme një ditë para sfidës, por Deschamps, para se të nisej për Tiranë, ka paralajmëruar se do të hedhë në fushë një skuadër tjetër, nga ajo e së dielës, ku Franca humbi në shtëpi kundër Belgjikës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel