Policia e Elbasanit merr masa për miqësoren Shqipëri-Francë

11/06/2015 00:00

Policia e Elbasanit ka publikuar masat që do të merren për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë, më 13 qershor në “Elbasan Arena”. Tifozët do të hyjnë në stadium dy orë para nisjes së ndeshjes për të shmangur radhët.

Rrugët që do të bllokohen janë: shëtitorja nga stadiumi deri tek “1 Maji” dhe nga Bashkia deri tek Shkolla Pedagogjike. Parkimet nuk do të lejohen në sheshin para Pallatit të Sportit, si dhe nga rrethrrotullimi i luleve, deri tek rreth-rrotullimi i Zaranikës.

Për sigurinë e ndeshjes do të angazhohen punonjës policie nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, qarkullimi rrugor, policia e rendit dhe ajo e parandalimit të krimeve.

Policia rikujton se, fëmijët e mitur të papajisur me biletë, nuk do të lejohen në stadium.

Tifozët që do të jenë të pranishëm nuk duhet të kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji apo fishekzjarre.

Top Channel