Zico hedh kandidaturën për President të FIFA-s

11/06/2015 00:00

Artur Antunes Coimbra, i njohur ndryshe si Zico, ka vendosur zyrtarisht kandidaturën për postin e Presidentit të FIFA-s.

Një nga legjendat e futbollit brazilian ka shprehur dëshirën për të marrë një detyrë kaq të rëndësishme, e lënë bosh nga Joseph Blatter pas publikimit të korrupsioneve në FIFA.

“Posti i Presidentit të FIFA-s është një detyrë dhe unë kam kapacitetin dhe eksperiencën e duhur për të drejtuar futbollin botëror”, ka deklaruar 62-vjeçari.

Gjithsesi, për të legjitimuar kandidaturën e tij, e cila është e para pas dorëheqjes së Blatter, ish-futbollisti i kombëtares braziliane duhet të marrë mbështetjen e të paktën 5 federatave ndërkombëtare.

Top Channel