CAS-i shtyn për në 10 korrik vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri

11/06/2015 00:00

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka shtyrë për në datën 10 korrik vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur në 14 tetor të vitit të kaluar.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është njoftuar për këtë shtyrje nëpërmjet një letre zyrtare nga CAS-i.

Vendimi pritej të zbardhej në datën 12 qershor.

FSHF-ja kërkon nga CAS-i 3 pikët e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares sonë, 3 pikë këto që na u mohuan nga Komisioni i Disiplinës dhe i Apelit në UEFA.

Top Channel