Liga e Kampioneve, formacioni i sezonit, dominojnë Barcelona dhe Juventusi

10/06/2015 00:00

Votuesit përzgjodhën formacionin më të mirë të sezonin që sapo u mbyll të Ligës së Kampioneve, ku sigurisht Barcelona kampione dominon me 10 lojtarë, ndjekur nga nënkampionët e Juventusit me 5 të tillë.

Formacioni nis me dy mbrojtësit ekstremë, Buffon për Juventusin dhe Ter Stegen për Barcelonën. Në mbrojtje Barcelona dominon sërish me Pique, Jordi Alba dhe Mascherano, që plotësohen nga Chiellini i Juventusit dhe Ivanovic i Chelsea-t.

Edhe në mesfushë katalanasit dominojnë me tre futbollistë, ku Busquets dhe Iniestas i bashkohet Ivan Rakitic. Juventusi përfaqësohet nga dy futbollistë, Marchisio dhe Pirlo, ndërsa Toni Kroos i Realit kompleton këtë repart.

Në sulm, treshes së frikshme të Barcelonës, Messi, Neymar dhe Suarez u bashkohen Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo.

Top Channel