Zyrtare, Khedira te Juve. Mesfushori firmos kontratë 4-vjeçare

09/06/2015 00:00

Pas Dybalas, vjen Khedira. Juventus ka bërë goditjen e dytë në merkato duke arritur marrëveshje me mesfushorin e Realit, Sami Khedira. Gjermani transferohet në Torino me parametra zero, pasi kontrata e tij me Realin skadoi këtë muaj.

Përmes një komunikate zyrtare, “zonja” njofton se 28-vjeçari do firmosë një kontratë 4-vjeçare që skadon më 30 qershor 2019.

Lojtari që fitoi Kupën e Botës verën e kaluar me Gjermaninë, nuk ka kaluar momente të mira këtë sezon me madrilenët. Ancelotti nuk kishte shumë besim në gjermanin i cili në pjesën më të madhe të sezonit ka qëndruar në stol.

Për një periudhë, ai ishte edhe i dëmtuar. “Zonja” kishte kohë që monitoronte situatën e Khediras, ndërsa arriti të fitojë në konkurrencë me shumë skuadra tjera europiane të cilat e dëshironin lojtarin.

Në deklaratën e Juves, thuhet se, “Khedira është një lojtar i kompletuar, njëri nga mesfushorët më të mirë, që është fizikisht dhe teknikisht në nivele të larta. Sipas tyre, lojtari do të ndihmojë skuadrën drejt sukseseve të reja.

Top Channel