Shakaja e radhës e Zlatan Ibrahimovic

09/06/2015 00:00

Zlatan Ibrahimovic bëri sërish një nga shakatë e tij të zakonshme.

Sulmuesi suedez i PSG, pas përfundimit të seancës stërvitore me kombëtaren e tij, po i drejtohej dhomave të zhveshjes duke ngrënë një banane. Kur iu afrua një prej kamerave që po xhironte stërvitjen, e la lëkurën e bananes në objektivin e kamerës.

Kameramani nisi të qeshte dhe nuk e priti keq këtë shaka të Ibrës.

Top Channel