Xavi pritet me entuziazëm në Doha të Katarit

09/06/2015 00:00

Xavi tashmë ndodhet në Doha. Ish-mesfushori i Barcelonës zbriti në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të Katarit, ku u prit me ovacione nga tifozët e Al Sadd.

Futbollisti spanjoll do të realizojë vizitat mjekësore dhe do të prezantohet të premten si lojtari i ri i klubit arab.

Al Sadd konfirmoi se Xavi do të firmosë për 2 sezone, me opsionin për një të tretë.

Xavi Hernandez e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij 25-vjeçare me Barcelonën. Të shtunën në mbrëmje, kapiteni ngriti Champions League-n, pasi më parë kishte ngritur trofeun e kampionatit spanjoll dhe Kupën e Mbretit.

Top Channel