Sherr Xavi-Neymar në festën e Barçës

08/06/2015 00:00

Barcelona ka festuar suksesin e trefishtë me një paradë ditën e diele, por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet. Legjenda e skuadrës Xavi Hernandez, ka ngritur lartë trofeun e 25-të në karrierën e tij, ndërsa nga një video që ka nisur të qarkullojë, duket se e ka tepruar edhe me alkoolin.

Xavi ishte duke qëndruar në një pjesë të autobusit, e cila në gjykimin e Iniestas dhe Neymarit, ishte shumë e rrezikshme për 35-vjeçarin, prandaj këta dy kanë tentuar që ta tërheqin poshtë.

Reagimi i Xavit ishtë shumë i ashpër, duke shtyrë në fytyrë Neymarin. Braziliani nuk kërkon ta zemërojë më tepër legjendën, prandaj bashkë me Xavin heqin dorë nga ideja e tyre për ta tërhequr poshtë.

Ky ishte sezoni i fundit për Xavi Hernandez me fanellën e Barcelonës, ndërsa ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën Al-Saad në Katar, ku do të luajë dhe do shërbejë si trajner moshash.

Top Channel