F1, nxehet Arrivabene: Bëmë hap prapa

08/06/2015 00:00

Maurizio Arrivabene, shefi i Ferrarit, ishte shumë i nevrikosur, pasi për herë të parë në këtë sezon, asnjë pilot i “Kokëkuqes” nuk u ngjit në podium.

“Nëse do të shprehja ndjenjat e mia, do të thoja vetëm fjalë të pista. E falëm vendin e tretë dhe kështu nuk shkon. Bëmë një hap prapa dhe kjo nuk është mirë”, tha Arrivabene pas garës në Kanada.

Sebastian Vettel e sheh ndryshe situatën: “Pata probleme në provat zyrtare dhe nuk duhet përsëritur një e shtunë si ajo e kalova. Kisha një ritëm të mirë gare, por kisha shumë makina përpara. Përsa më përket mua, ishte një rezultat i mirë vendi i pestë. E kishim ritmin për të kapur podiumin, por nuk ia arritëm”.

Nga ana e tij, Kimi Raikkonen nuk e shpjegon dot gabimin që bëri: “Ndodhi ai episod që më la jashtë podiumit. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Shpresonim në një rezultat më të mirë”.

Top Channel