Luis Enrique: Nuk e di nëse do të qëndroj te Barcelona

07/06/2015 00:00

Luis Enrique u shfaq shumë i lumtur pas fitores së Champions League me Barcelonën, por nuk sqaroi nëse do të vazhdojë të jetë trajner i katalanasve edhe në sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di, nuk e kam të qartë. Për momentin, dua të shijoj këtë triumf. Ishte ndeshja e 60 sezonale, ku fituam 50. Ishte një sezon historik, bëmë Tripletën. Nuk e di të ardhmen, por jam i lumtur për momentin”, tha Luis Enrique.

Në lidhje me ndeshjen, Luis Enrique tha: “E nisëm shumë mirë dhe dominuam. Buffon ishte në një formë spektakolare. Ishim superiorë”.

Trajneri i Barçës lavdëroi edhe Messin: “Është referenca jonë. Goli i dytë është i tij. Jemi shumë të lumtur me të. Ka dhënë maksimumin gjatë gjithë sezonit”.

Top Channel