Lippi: Juventusi ka 30-40% shanse. Messin nuk mund ta ndalë një lojtar i vetëm

06/05/2015 00:00

Juventusi do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës në finalen e Champions League, ndërsa bardhezinjtë e kanë fituar këtë trofe për herë të fundit në vitin 1996, nën drejtimin e Marcello Lippit.

67-vjeçari ka folur në lidhje me finalen e Berlinit, si dhe mbi mundësitë e italianëve për ta fituar këtë trofe.

“Të gjithë bien dakord se Barcelona ka shanse më të mëdha për ta fituar trofeun, por edhe Juventusi ka mundësitë e tij. Mendoj se skuadra e Allegrit ka 30 deri në 40% shanse për ta fituar ndeshjen e së shtunës në Berlin”, është shprehur Lippi.

Sipas tij, rreziku kryesor për Juventusin do të jetë Messi, pasi për ta ndalur atë nuk mjafton një lojtar i vetëm.

“Një fenomen si Messi kurrsesi nuk mund të ndalet nga një lojtar i vetëm. Juventusi duhet të luajë në bllok për ta ndaluar atë”, është shprehur Lippi, trajner i Juventusit në vitin 1996 dhe i kombëtares italiane në vitin 2006, kur ata fitonin Kupën e Botës në Berlin.

Top Channel