Etrit Berisha qëndron te Lazio

05/06/2015 00:00

Champions League i ka ndryshuar mendjen Etrit Berishës. Portieri i Kombëtares Shqiptare nuk do të largohet këtë verë nga Lazio.

E përditshmja italiane “La Republica” ka shkruar se pjesëmarrja e kryeqytetasve në garën më prestigjioze europiane sezonin e ardhshëm ka bërë që Berisha të bindet për të qëndruar edhe një vit te Lazio.

Këtë sezon, Berisha ka luajtur 17 ndeshje, duke pasur paraqitje pozitive në shumicën prej tyre. Trajneri Pioli e vlerëson 26-vjeçarin, prandaj mund t’i premtojë më shumë minuta sezonin e ardhshëm, duke qenë se do ketë më shumë ndeshje për shkak të Champions.

Javët e fundit ishte raportuar për një largim të mundshëm të Berishës nga Lazio, pasi ai dëshironte të luante rregullisht. Megjithatë, kjo ide është hedhur poshtë nga ‘gardiani’ i portës së Kombëtares, i cili ka vendosur të luftojë për numrin 1 të lacialëve.

Top Channel