Williams-Safarova, finalja e femrave në Roland Garros

05/06/2015 00:00

Edhe pse me gripë, Serena Williams arriti të fitonte ndaj zviceranes Timea Bacsinszky dhe kaloi në finalen e turneut Roland Garros, ku do të ndeshet me çeken Lucie Safarova.

Tenistja amerikane mundi kundërshtaren e saj në 3 sete, me rezultatin 4-6, 6-3 dhe 6-0.

“Nuk e di si fitova, luftova shumë”, tha Serena Williams duke u kollitur në intervistën pas ndeshjes.

Në finalen e së shtunës, Williams do të kërkojë titullin e saj të tretë në Grand Slam-in francez, pas atyre të fituar në vitin 2002 dhe 2013.

Top Channel