Ribeiro: Neymar do të fitojë “Topin e Artë” brenda dy sezoneve

05/06/2015 00:00

Wagner Ribeiro, agjenti i brazilianit Neymar, shprehet se 23-vjeçari do të arrijë të fitojë trofeun e “Topit të Artë” brenda dy sezoneve.

Sulmuesi i Barcelonës ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm, por duket i penalizuar për të fituar këtë trofe gjatë këtij viti, duke qenë se Messi u është rikthyer ditëve më të mira.

Megjithatë, Ribeiro shprehet se pavarësisht konkurrencës së madhe me Messin dhe Ronaldon, të cilët e fitojnë trofeun nga 2007-a, Neymar do të triumfojë këtë sezon ose tjetrin.

“Neymar është pjekur dhe rritur ndjeshëm nga ana profesionale gjatë sezonit të fundit. Këtë vit ai do të jetë në treshen e lojtarëve më të mirë në botë. Më pas çmimi për të do të vijë natyrshëm, ndoshta këtë vit ose në 2016-n”, shprehet agjenti i brazilianit.

Për të përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë, Neymar, por edhe Messi, do t’i duhet të luajnë edhe finalen e Champions Legaue, mbrëmjen e së shtunës ndaj Juventusit, e cila do të ketë një peshë të madhe edhe për përcaktimin e fituesit të “Topit të Artë”.

Top Channel