Pedro rinovon me Barcelonën

04/06/2015 00:00

Në kundërshtim me të gjitha pritshmëritë, Barcelona ka njoftuar rinovimin e kontratës me Pedro Rodriguez.

Sulmuesi, i cili ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon, mendohej se do të largohej nga klubi katalanas, por nëpërmjet një komunikate zyrtare, kampionët e Spanjës kanë bërë të ditur se ai do të qëndrojë në Katalunjë deri në 30 qershor të vitit 2019.

Pedro e ka pasur të pamundur të gjejë hapësirë në formacionin e Luis Enrique, pasi treshja Messi-Neymar-Suarez ka bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Pedro ka luajtur 51 ndeshje këtë sezon, por 28 prej tyre i ka nisur nga stoli. Spanjolli ka shënuar 11 gola.

Top Channel