Kanadaja, një mundësi e mirë për Ferrarin

04/06/2015 00:00

Nëse ka një pistë ku Mercedesi ka vuajtur dhe ku Ferrari mund të rikthehet te fitorja, ai është cirkuiti gjysmëurban i Montrealit, në Kanada. Pikërisht në këtë pistë, vitin e kaluar, Mercedesi u ndal për herë të parë pas gjashtë fitoresh radhazi dhe aty do të zhvillohet gara e radhës në Botërorin e Formulës 1.

Pista “Gilles Villeneuve” është shumë e vështirë për njëvendëshet pasi ka pjesë të drejta të gjata dhe 7 kthesa të forta që konsumojnë frenat në maksimum.

Vitin e kaluar ishte Daniel Ricciardo (Red Bull) ai që përfitoi nga problemet me frenat të Leëis Hamilton dhe Nico Rosberg për të marrë fitoren e parë në karrierën e tij.

Për Ferrarin është mundësia më e mirë për të arritur fitoren e dytë sezonale, pasi vjen në këtë garë me motor të ri dhe gomave super të buta njëvendëshet e kuqe i nxjerrin rendimentin maksimal.

Top Channel