Roland Garros, largohet Roger Federer, Wawrinka në gjysmëfinale

03/06/2015 00:00

Roger Federer u mund për herë të tretë në 19 ndeshjet e fundit përballë Stanislas Wawrinka dhe e sheh veten jashtë turneut të Roland Garros.

Numri 2 i tenisit humbi në 3 sete (6-4, 6-3 dhe 7-6), në 2 orë e 9 minuta.

Tashmë, në gjysmëfinalet e Grand Slam-it francez, Wawrinka do të përballet me Jo-Wilfred Tsonga, i cili mundi japonezin Kei Nishikori me rezultatin 6-1, 6-4, 4-6, 3-6 dhe 6-3.

Sot do të luhen dy çerekfinalet e radhës: Djokovic-Nadal dhe Murray-Ferrer.

Top Channel