Sepp Blatter nën hetim nga autoritetet amerikane

02/06/2015 00:00

Presidenti tashmë i dorëhequr i FIFA-s, Sepp Blatter është duke u hetuar nga autoritetet amerikane si pjesë e hetimeve të fundit të FBI-së ndaj organit më të lartë të futbollit botëror për korrupsion.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane vetëm disa orë pasi Blatter dha dorëheqjen nga posti i presidentit të FIFA-s,

Prokurorët amerikanë nisën një javë më parë hetimet, ku edhe u arrestuan 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s në Zvicër, pjesë e një grupi prej 14 personash të akuzuar. Dy ditë pas arrestimeve, Blatter u rizgjodh në krye të FIFA-s.

Në një konferencë për shtyp të martën, zvicerani tha: ‘Kam dhënë shumë në këtë post, megjithatë ajo që ka rëndësi për mua është FIFA dhe futbolli anembanë botës. Por, mesa duket, mandati im nuk ka siguruar mbështetjen e të gjithëve’.

Top Channel