Enrique: Juve e ka merituar finalen

02/06/2015 00:00

Luis Enrique ka treguar respekt për kundërshtarin e së shtunës. Trajneri i Barcelonës është shprehur se “zonja” e ka merituar që të jetë në finalen e Berlinit, pas një sezoni të jashtëzakonshëm që kanë zhvilluar këtë vit.

“Ne i njohim ata. Janë një skuadër e fortë dhe kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Kanë fituar titullin dhe Kupën e Italisë, dhe janë në finalen e Champions-it. Do jetë një ndeshje shumë e bukur dhe me intenistet të shtunën”,- është shprehur Enrique.

Duke ju kundërpërgjigjur Giorgio Chiellinit, Enrique ka thënë se Messi mund t’i shënoj çdo skuadre, përfshirë edhe Juves. “Nuk kam dyshim që Messi mund të shënojë në çdo kampionat dhe ndaj çdo kundërshtari”,- është shprehur trajneri i Barçës.

Barcelona do luajë për të fituar Champions-in e pestë dhe tripletën e dytë në histori të skuadrës. Gjatë rrugës për në finale, katalanasit kanë mposhtur kampionin e Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Holandës. Ndërkohë, të shtunën do ketë përballë kampionin e Italisë.

Top Channel