Juventus, Barzagli është në dyshim për finalen

02/06/2015 00:00

Andrea Barzagli nuk u stërvit të hënën me skuadrën dhe pjesëmarrja e tij në finalen e madhe të Champions League është në dyshim të madh.

Qendërmbrojtësi i Juventusit vuan nga një dëmtim muskular që nga 23 maji, kur bardhezinjtë fituan 3-1 ndaj Napolit në ndeshjen e parafundit të Serisë A.

34-vjeçari po merr trajtimet e duhura nga stafi mjekësor dhe trajneri Massimiliano Allegri shpreson që të rekuperohet të mërkurën.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar të Juventusit janë Kwadwo Asamoah dhe Martín Cáceres.

Top Channel