Pique: Duam kupën pestë, të gjashtë dhe të shtatë të Champions

02/06/2015 00:00

Finalja e Champions League po afron dhe tensioni sa vjen edhe shtohet. Në Barcelonë ka optimizëm dhe këtë gjë nuk e fsheh Gerard Pique, në një intervistë për ‘Mundo Deportivo’.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe nuk duhet të ndalojmë tani. Duhet të fitojmë gjithçka që është brenda mundësive tona. Duam kupën e pestë, më pas të gjashtën e të shtatën. Kemi tre sulmues të jashtëzakonshëm, të cilët janë ende të rinj”, tha mbrojtësi i Barcelonës.

Në lidhje me kundërshtarin, spanjolli tha: “E dimë që Juventusi është një kundërshtar i vështirë. Për të tjerët jemi favoritë, por do të jetë e vështirë. Ata luajnë me intensitet të lartë dhe mund të ketë situata të paparashikueshme, kështu që duhet të jemi të përqendruar”.

“Juventusi do të luajë në kundërsulm, me Tevez dhe Morata. Kundër Realit treguan që janë në formë”, shtoi Pique.

Top Channel