Messi ka humbur vetëm 3 nga 18 finalet që ka luajtur
01/06/2015 00:00
Leo Messi është garanci suksesi për Barcelonën në finalet që luan klubi katalanas.
Që kur ka nisur të luajë me fanelën “azulgrana” (2004), ylli argjentinas ka qenë i pranishëm në 23 finale (që korrespondojnë me 18 trofe, pasi Superkupa e Spanjës luhet me dy takime). Nga këto 23 finale, Barcelona ka fituar 15, ka barazuar 3 dhe ka humbur 5.
Me Messin në fushë, Barcelona ka fituar 15 tituj: 2 Champions League, 2 Botërore Klubesh, 3 Kupa Mbreti, 6 Superkupa Spanje dhe 2 Superkupa Europe. Argjentinasi ka humbur vetëm 3 finale: Superkupën e Europës në vitin 2006, dhe Kupat e Mbretit të viteve 2011 dhe 2014.
Gjithashtu, në këto 23 finale ai ka shënuar plot 20 gola.
Top Channel