PSG bën “Tripletën” në Francë

31/05/2015 00:00

Paris Saint Germain arriti të fitojë Kupën e Francës pasi mundi në finalen e së shtunës Auxerre me rezultatin e ngushtë 1-0.

Klubi kryeqytetas nuk bindi me lojën e tij ndaj skuadrës së kategorisë së dytë franceze dhe vetëm një gol i Edinson Cavanit i dha triumfin ekipit të drejtuar nga Laurent Blanc.

Me këtë fitore, PSG bëhet skuadra e parë në historinë e futbollit francez që fiton “Tripletën”: kampionatin, Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës.

Top Channel