Kupa e Shqipërisë, finalja Kukësi-Laçi dhe…Tirana

29/05/2015 00:00

Kukësi dhe Laçi përplasen sonte në orën 20:00 në “Qemal Stafa” në takimin final për trofeun e Kupës së Shqipërisë, një takim që do të ndiqet me vëmendje edhe nga Tirana.

Kuksianët janë favoritë, të paktën në letër, por Laçi këtë sezon ka treguar që është një skuadër tejet e vështirë për t’u mundur. Për më tepër, kurbinasve u duhet fitorja edhe për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Nga ana tjetër, Kukësi i Safet Gjicit do të kërkojë të ngrejë trofeun si ngushëllim për kampionatin e humbur ndaj Skënderbeut. Kjo do të përkthehej edhe në një nder për skuadrën e Tiranës, e cila bën tifo për veri-lindorët për të siguruar një biletë në Europë.

Top Channel