Ivani i “tmerrshëm” lirohet nga akuzat

29/05/2015 00:00

Ivan Bogdanov, apo tifozi serb i njohur si Ivani i “tmerrshëm”, është liruar nga ndjekja penale. Një Prokurori e Lartë publike në Beograd, ka vendosur që Bogdanov për shkak të futjes në fushën e stadiumit të Partizanit, pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri, nuk ka kryer vepër penale.

“Një padi penale ka qenë e ngritur ndaj Bogdanov dhe ajo është hedhur poshtë në një shqyrtim të mëtejmë nga Gjykata për Kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Bogdanov, i famshëm për ndërhyrje në stadiumin e Xhenovas në vitin 2010 ku ishte dënuar me tri vjet heqje lirie, ka pasur edhe padi të tjera, por kurrë nuk i është shqiptuar masa e largimit nga stadiumet.

Sipas padisë së mëhershme, rasti ndaj Bogdanov cilësohej si sjellje e dhunshme në ndeshje sportive, por kjo është anuluar për shkak se, sipas Prokurorisë, nuk ka pasur vepër penale, por eventualisht një shkelje për kundërvajtje.

Top Channel