UEFA: Të shtyhen zgjedhjet në FIFA

28/05/2015 00:00

Skandali që ka përfshirë FIFA-n këto 2 ditë ka sjellë një reagim të fortë dhe të prerë nga UEFA, organizmi që drejton futbollin europian.

Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Xhani Infantino, UEFA ka kërkuar që zgjedhjet për presidentin e FIFA-s, të programuara për t’u zhvilluar këtë të premte, të shtyhen në një kohë tjetër. 

Sipas organizmit europian të futbollit, drejtuesit e federatave duhen të mblidhen, të diskutojnë dhe të gjejnë mënyra për të mbrojtur futbollin dhe jo për ta vrarë më shumë atë. 

Në fund të deklaratës, Infantino ka theksuar se anëtarët e komitetit ekzekutiv të UEFA-s besojnë se tashmë është mëse i nevojshëm ndryshimi i kreut të FIFA-s.

Ndërkohë, presidenti aktual Sepp Blatter ka anulluar konferencën e shtypit që ishte programuar për të enjten. Sipas mediave europiane, zvicerani 79-vjeçar nuk ka dashur të përballet me pyetjet e gazetarëve mbi arrestimet e zyrtarëve të FIFA-s të akuzuar për korrupsion. 

Top Channel