Cleveland Cavaliers në finalet e NBA

27/05/2015 00:00

LeBron James do të luajë për të pestin vit radhazi finalet e mëdha të NBA-së. Katër të parat i luajti me Miami Heats, ndërsa kësaj radhe do i luajë me Cleveland Cavaliers, ekip me të cilin arriti finalet edhe në vitin 2007.

Ndeshjen e katërt, Cleveland e fitoi me rezultatin 118-88 ndaj Atlanta Hawks, falë 23 pikëve, 9 topave në tabelë dhe 7 asisteve të LeBron James. Seria e finaleve të Konferencës së Lindjes u mbyll 4-0.

Kjo është një lamtumirë e hidhur për Hawks, të cilët bënë një sezon të mrekullueshëm.

Tashmë, Cleveland Cavaliers presin kundërshtarin që do të dalë nga finalje e Konferencës së Perëndimit mes Golden State Warriors dhe Houston Rockets (3-1).

Top Channel