F1, McLaren do të përmirësojë aerodinamikën dhe motorin në Austri dhe Hungari

26/05/2015 00:00

McLaren po bën planet për verën dhe këto plane nuk përfshijnë aspak plazhin. Sipas gazetës spanjollë ‘Marca’, skuderia britanike do të përgatisë të reja aerodinamike për garën e Austrisë, ndërsa për atë të Hungarisë do të zhvillojë motorin Honda.

Jenson Button ka arritur të marrë vetëm 4 pikë nga 5 garat e para të Botërorit të Formulës 1, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Fernando Alonso, ende nuk ka marrë asnjë pikë.

Pikërisht piloti spanjoll, pas garës së Monakosë, deklaroi se këtë sezon e konsideron tashmë vetëm si një periudhë testimesh.

“Të gjitha garat deri në fund të sezonit do i shfrytëzoj për vitin e ardhshëm, ku shpresoj të luftoj për titullin kampion”, tha Alonso.

Top Channel