Allegri: Barçën e njohim, s’kemi frikë

26/05/2015 00:00

Massimilano Allegri është në vitin e parë në stolin e “zonjës”, por deri më tani ka fituar titullin dhe Kupën e Italisë. Ai mund ta mbyllë në mënyrë të jashtëzakonshme, nëse arrin të fitojë Champions-in më 6 qershor. Sfida kundër Barçës nuk pritet të jetë aq e vështirë për Juven, të paktën për Allegrin që thotë se kjo sfidë është e lehtë për t’u përgatitur.

“Finalja kundër Barçës? Nuk është një ndeshje e vështirë për t’u përgatitur. Në të vërtetë është shumë e lehtë. E para sepse është një finale dhe mund të ndodh gjithçka, dhe e dyta ne e njohim Barcelonën. Që nga viti kaluar ata kanë një dribules më pak sipër, por kanë tre sulmues që luajnë më në thellësi, me Suarez si ‘pykë’. Kjo është e gjitha”,- është shprehur Allegri.

Trajneri italian e nisi aventurën e tij më “zonjën” nën vërshëllimat e tifozëve bardhezi të cilët nuk u pajtuan me vendimin e shoqërisë për ta zëvendësuar Conten me të.

“Ndihem shumë më mirë kur më mbështesin. Më pëlqejnë sfidat, sepse mendoj se në jetë asgjë nuk është e pamundur. Pranova këtë detyrë sepse besova që ky grup mund të bëjë më shumë, në kuptimin e lojës dhe të rezultateve, pavarësisht tre viteve shumë të suksesshme me Conten”,- deklaroi Allegri.

Nuk mungojnë elozhet për lojtarët të cilët kanë shkëlqyer këtë sezon, duke filluar me Moratën, për të vazhduar me Tevezin dhe kapitenin Buffon. Gjithashtu, trajneri i Juves tregon ndeshjet që ishin vendimtare këtë sezon për bardhezinjtë.

“Morata që tani është i mirë, por është në rrugën e duhur për t’u bërë njëri nga më të mirët. Tevez ka arritur në nivele të jashtëzakonshme, por ajo që më ka impresionuar më shumë ka qenë karakteri i tij. Për Buffonin kanë mbaruar krahasimet. Ndeshjet vendimtare? Transfertat në Firence, Napoli dhe Dortmund”,- ka thënë Allegri, që ka pranuar se ka patur dëshirë ta transferonte Cassanon.

Top Channel