Real Madrid, Rafa Benitez shihet si zëvendësi i Ancelottit

26/05/2015 00:00

Pas shkarkimit të Carlo Ancelottit si trajner i Real Madrid, mediat spanjolle dhe ato europiane kanë filluar të listojnë emrat e teknikëve që mund të marrin drejtimin e skuadrës madrilene.

Drejtuesit e klubit dëshirojnë që trajneri i ri të flasë gjuhën vendase dhe për këtë fakt është spanjolli Rafa Benitez i favorizuari për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ky hamendësim i mediave konfirmohet edhe nga deklaratat e menaxherit italian Ernesto Bronzetti, i cili theksoi se pasardhësi i Ancelottit te Reali do të jetë pikërisht Benitez.

Suksesin më të madh si trajner, Benitez e ka arritur në vitin 2005, kur fitoi Champions League me Liverpool.

Top Channel