Berlusconi: Ancelotti? Jam optimist

26/05/2015 00:00

“Unë shpresoj që Galliani të bindë Ancelottin të vijë te Milani. Unë jam optimist”. Këto janë fjalët e Silvio Berlusconit për ‘Radio Capital’, ku presidenti i klubit kuqezi foli për trajnerin e ardhshëm të skuadrës së tij.

“Kemi gati 4 alternativa, njëri është i huaj, ndërsa të tjerët në Itali”, është shprehur Berlusconi, i cili më tej foli për tratativat mbi shitjen e klubit.

“Nuk kam menduar kurrë ta shes Milanin, por jam duke kërkuar dikë që të më ndihmojë financiarisht. Po kërkoj një ndihmës, të cilin ende nuk e kam gjetur”, shpjegoi presidenti.

Top Channel