F1, Hamilton: Humbim dhe fitojmë së bashku

24/05/2015 00:00

Lewis Hamilton u shfaq shumë i zhgënjyer para mediave pas Çmimit të Madh të Monakos.

Britaniku po kryesonte garën i pashqetësuar deri në 10 xhiro para fundit, por pas hyrjes në pistë të Safety Car, e pa veten në vend të tretë, pasi skuderia e thërriti të bënte një ndalesë të panevojshme në bokse.

“Nuk është e lehtë të humbësh një garë në këtë mënyrë, por jemi një skuadër dhe humbim e fitojmë së bashku. Do ta diskutojmë këtë dhe do të përmirësohemi”, tha kampioni në fuqi i Formulës 1.

Top Channel