NBA, Warriors vuajnë, por e çojnë serinë në 2-0

22/05/2015 00:00

Golden State Warriors vuajtën shumë për të fituar ndeshjen e dytë të serisë së finaleve të Konferencës së Perëndimit në NBA, ndaj Houston Rockets.

99-98 rezultati i ndeshjes, që e çon serinë në 2-0 për Warriors. Lojtari më i mirë i takimit për ta ishte Stephen Curry, me 33 pikë të shënuara.

Nga ana tjetër, ndeshja fenomenale e James Harden (38 pikë, 10 topa në tabelë dhe 9 asist), nuk i mjaftoi Houston-it për të barazuar serinë.

Ndeshja e tretë e serisë së finaleve të Konferencës së Perëndimit do të luhet të dielën në orën 03:00 me orën shqiptare.

Top Channel