Skuadrat që paguajnë më mirë, kryeson PSG-ja

20/05/2015 00:00

Paris-Saint German është skuadra që shpenzon më shumë në pagat e lojtarëve, se çdo skuadër tjetër, në çdo lloj sporti. Në bazë të një publikimi të fundit të “Sportingintelligence.com”, kampionët francez kanë një pagë mesatare vjetore rreth  5.300.000 paund, ose rreth 9 milionë për kokë futbollisti.

Real Madrid është skuadra e dytë në listë, që kalon mbi 5 milionë paund shpenzime për pagat, ose 8.6 milionë për një lojtar. “Kampioni” 2013-s dhe 2014-s për pagesat e lojtarëve, Manchester City ka zbritur në vendin e tretë, që ka një mesatare 5.014.000 paund.

Të katërt janë katalansit e Barcelonës të cilët shpenzojnë mesatarisht mbi 90 mijë paund në javë për pagat e futbollistëve, ose 4.715.000 paund në vit. Në vendin e pestë pozicionohet Los Angeles Dodgers, skuadra amerikane e bejsbollit.

Top 10-shen e mbyllin Manchester United në vendin e gjashtë, Bayern Munchen në të shtatin, Chelsea në të tetin, skuadra e basketbollit New York Yankees në të nëntin dhe Arsenali në të dhjetin.

Shikuar në përgjithësi, në kampionatin e basketbollit amerikan NBA, lojtarët janë më të paguarit, pasi në listën e 30 skuadrave që shpenzojnë më shumë për paga janë 12 ekipe basketbolli, 11 skuadra futbolli dhe shtatë ekipe bejsbolli.

Top Channel