Reali humb titullin, Cristiano Ronaldo i lumtur për tregolëshin e tij. Pepe e qorton (Video)

19/05/2015 00:00

Cristiano Ronaldo shënoi 3 gola në fitoren e Real Madrid të dielën ndaj Espanyol dhe hodhi një hap të rëndësishëm për fitimin e titullit të golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll dhe fitimit të Këpucës së Artë, si golashënuesi më i mirë i Europës.

Por, në të njëjtën kohë, Barcelona fitonte ndaj Atletico Madrid duke zyrtarizuar kështu titullin kampion, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

Kamerat kapën sulmuesin portugez shumë të buzëqeshur pas përfundimit të ndeshjes. Kjo sjellje nuk i pëlqeu mbrojtësit Pepe, i cili u afrua te shoku i tij dhe i kujtoi se sapo kishin humbur kampionatin dhe do të ishte më mirë të hiqte buzëqeshjen nga fytyra.

Cristiano e ndoqi këshillën.

Top Channel