Xavi njofton të enjten largimin nga Barcelona

19/05/2015 00:00

Xavi Hernandez do të njoftojë ditën e enjte se do të largohet nga Barcelona për të vazhduar në Katar atë që ka mbetur nga karriera e tij.

Mesfushori katalanas ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin Al Sadd, për 10 milionë euro në sezon. Gjithashtu, do të firmosë një kontratë paralele me Komitetin Organizator të Botërorit “Katar 2022” dhe do të shërbejë si ambasador i Kupës së Botës.

Plani i Katarit është që në Botërorin që organizon vetë të ketë trajner Pep Guardiolën, ndërsa ndihmës i tij do të jetë pikërisht Xavi, i cili gjatë këtyre viteve, pasi të lërë futbollin, do të marrë licencën e trajnerit.

Top Channel