Turku Çakir, gjyqtar i finales së Berlinit

18/05/2015 00:00

Cuneyt Çakir do të ndajë drejtësinë në finalen e Champions League më 6 qershor. Ky ka qenë vendimi që UEFA e ka bërë publike pasditen e së hënes. Asistentët e tij do jenë Bahattin Duran dhe Tarik Ongun, ndërsa gjyqtari i katërt do jetë suedezi Jonas Eriksson.

Çakir nuk është shumë fatsjellës për Juven, pasi ai ishte bilbili i ndeshjes në sfidën gjysëmfinale të Europa League-s kundër Benfica-s, që italianët e humbën 2-1, ndërsa pas barazimit 0-0 në Torino, portugezët avancuan në finale.

Kujtime të hidhura ka edhe Barcelona, pasi Çakir ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes kundër Rubin Kazan, që katalansit barazuan 1-1 në vitin 2010, ndërsa u eliminuan në gjysmëfinale të Champions-it në vitin 2012 nga Chelsea, ku Çakir ishte përsëri arbitër. Megjithatë, në vitin 2012, Barcelona ka shënuar fitore me turkun në fushë, dhe atë në Portugali kundër Benfica-s.

Çakir ka dhënë 3 penallti për Barcelonën, që i bie mestarja një për ndeshje, ndërsa asnjë për “zonjën” nga Torino. Ndërsa, i urryeri i shqiptarëve, Martin Atkinson do të jetë gjyqtar i finales së Europa League-s, që luhet më 27 maj në Varshavë mes Dnipro-s dhe Sevilla-s.

Top Channel