Skënderbeu shpallet kampion; korçarët mposhtin 2-0 Flamurtarin

16/05/2015 00:00

I mjaftonte një pikë për të siguruar titullin e kampionit, por përballë publikut vendas, festa duhej të ishte me fitore.

Skënderbeu mposhti 2-0 skuadrën e Flamurtarit dhe siguroi edhe matematikisht për të pestën herë me radhë titullin e Kampionit të Shqipërisë.

Golat për korçarët u shënuan nga Latifi në minutën e 40-të, ndërsa Lila vulosi gjithçka në minutën e 89-të.

Pas fërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit të takimit, në stadium dhe në qytetin e Korçës, nisi festa.

Java e parafundit e kampionatit mbyllet ditën e dielë me takimet e tjera, ku vlen për t’u përmendur përballja mes Kukësit dhe Tiranës për zonën e Ligës së Europës dhe ajo mes Teutës dhe Apolonisë për mbijetesën.

Top Channel