Arritje historike, Tërbuni në Superiore, rikthehet edhe Bylisi

16/05/2015 00:00

Dy grupet e Kategorisë së Parë luajtën ndeshjet e fundit këtë javë, ku u përcaktuan edhe dy skuadrat që do të ngjiten në Kategorinë Superiore.

Tërbuni i Pukës dhe Bylisi i Ballshit do të jenë dy skuadrat që do të ngjiten mes më të mirave sezonin e ardhshëm. Njëra do të zëvendësojë skuadrën e Elbasanit, e rrëzuar edhe matematikisht tashmë, ndërsa tjetra pret që ‘vendi t’i lirohet’ nga njëra mes Teutës së Durrësit dhe Apolonisë së Fierit, që luajnë ditën e dielë ndeshjen vendimtare.

Në javën e fundit, në ndeshjet për Grupin A, Tërbuni mposhti Besëlidhjen e Lezhës me rezultatin 2-0 dhe vulosi kryesimin me 69 pikë, ndërsa në Grupin B, Bylisi mposhti Lushnjen 1-0 dhe mbylli kampionatin me 53 pikë.

Top Channel