La Liga, Gjykata pezullon grevën. Në fundjavë luhen ndeshjet

14/05/2015 00:00

Gjykata e Lartë e Spanjës ka vendosur që greva e paralajmëruar e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë është e paligjshme, prandaj ndeshjet e kampionatit spanjoll dhe finalja e Kupës së Mbretit duhet të luhen sipas orareve të paracaktuara.

Shoqata e Futbollistëve, e mbështetuar nga Federata e Futbollit të Spanjës, dolën kundër ligjit të ri për shpërndarjen e të ardhurave që vijnë nga të drejtat televizive, prandaj paralajmëruan grevë, duke lënë pezull dy javët e fundit të La Liga-s.

Ndërkohë, Liga Profesioniste e Futbollit që ishte pozicionuar kundër kësaj greve, duke e quajtur abuzive, vazhdon negociatat me Shoqatën e Futbollistëve, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, pasi Federata Spanjolle e Futbollit kërcënon se do të bëjë lëvizjen e fundit për të shprehur pakënaqësinë.

Ata thonë se do përdorin arbitrat, pasi ata mund të vazhdojnë grevën dhe të mos i dërgojnë në ndeshjet e fundjavës.

Top Channel